Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë sot një vendim të rëndësishëm që ka të bëjë me votimin e qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, shkruan Reporteri.net. Pas aplikimit secili do të verifikohet duke u kontaktuar në telefon. Por kush nuk lajmërohet e hup mundësinë e votimit.
KQZ ka vendosur se cilat janë procedurat për verifikimin e Aplikacioneve për Regjistrim për Periudhën e Aplikimit për Regjistrim të Votuesve Jashtë Kosovës.
Sipas këtij vendimi prej një e-mail adrese, aplikuesi mund të aplikojë për vete dhe për rrethin e ngushtë familjar, që kanë të njëjtin mbiemër.
Po ashtu KQZ-ja ka vendosur se në formularët e aplikimit për regjistrim, aplikuesi duhet të shënojë vetëm numrin e tij të telefonit dhe jo të ndonjë familjari.
”KQZ-ja do të verifikojë procesin e aplikimit për regjistrim duke I kontaktuar të gjithë aplikuesit përmes telefonit. Nëse aplikuesi nuk lajmërohet në telefon, atëherë aplikacioni i tij do të refuzohet”, thuhet në vendimin e KQZ-së.