×
  • Lajme
  • Lajme

    Ajri i pashëndetshëm në Prishtinë, shifrat janë alarmante

    Reporteri
    02 Dhjetor 2019 | 22:09

    Me uljen e temperaturave, kryeqyteti i Kosovës, tash e disa vite po përballet me ndotje të lartë të ajrit.


    Sipas matjeve nga matësit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, cilësia e ajrit del të jetë 162, shifër kjo e cila e bën të pashëndetshëm ajrin për banorët e kryeqytetit, shkruan IndeksOnline.

    Nga ajo që është vlerësuar nga institucionet përgjegjëse, shkaktari kryesor i ndotjes në Kosovë janë termocentralet si dhe përdorimi i thëngjillit dhe lëndëve djegëse.

    Një problematikë e tillë, vitin e kaluar kishte ngjallur reagime edhe tek qytetarët me ç’rast edhe ishte protestuar kur ndotja e ajrit kishte kaluar të gjitha përmasat, duke e bërë kështu kryeqytetin tonë si vendin e parë më të rrezikshëm nga ndotja e ajrit.

    Ambasada e SHBA në Prishtinë ka instaluar një monitorues të cilësisë së ajrit për ta matur ndotjen në ajrin e Prishtinës, matjet në dispozicion të publikut.

    Në sajtin e Ambasadës Amerikane sqarohet se ndotja e ajrit paraqet problemin kryesor shëndetësor, me të cilin përballen me miliona njerëz në botë.

    Monitori i cilësisë së ajrit i vendosur në ambasadë mat ajrin në Prishtinë çdo një orë, duke përllogaritur kështu masën e pluhurit, ndotjen, tymin, përmbajtjen e karbonit dhe të lagështisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!