×
  • Lajme
  • Lajme

    Ajri jo i shëndetshëm, IKSHPK del me rekomandime

    Reporteri
    09 Mars 2024 | 11:05

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje personave të ndjeshëm që të bëjnë kujdes pasi ka njoftuar se ajri nuk është i shëndetshëm në Prishtinë.

    Vetëm një ditë më herët IKSHPK-ja pati njoftuar se të premten ishte ajri i shëndetshëm.

    Instituti ka publikuar rekomandimet për personat që mund të ndikohen.

    Rekomandohet që të reduktohen daljet në mëngjes dhe mbrëmje, sidomos ata me sëmundje kronike e kardiovaskulare dhe respiratorë, fëmijët dhe shtatzënat. Personat që duhet të dalin, duhet të përdorin maska mbrojtëse, të mbulojnë gojën e hundën me shall.

    Të reduktohet pirja e duhanit jashtë ku ka qarkullim të njerëzve, e brenda hapësirave të mbyllura të ndalohet tërësisht.

    IKSHPK rekomandon që të qëndroni në shtëpi dhe të mos i hapni dritaret për ajrosje./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!