×
  • Lajme
  • Lajme

    AKK paralajmëron hetime për gastronomët që ngritën çmimin e kafesë

    Reporteri
    24 Prill 2021 | 16:52

    Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi ka thënë se forma e ngritjes së çmimit të kafesë është e ndaluar.


    Prestreshi ka paralajmëruar se do të inicojë procedura hetimore, raporton Express.

    “Gjithë ato ankesa, gjithë ato protesta, gjithë ai presion që u ushtrua nga sektori i gastronomisë, kundrejt masave të vendosura nga Qeveria për ta parandaluar infekcionin Covid 19, e që kishin të drejtë në disa raste, tani po të njejtit gastronomë në disa qytete të Kosovës kanë vendosur që bashkarisht me marrëveshje t’i ngrisinë çmimet e kafeve dhe produkteve tjera. Kjo formë e ngritjes së çmimit është e ndaluar, andaj para se të inicoj procedura hetimore Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, si titullar i këtij institucioni fillimisht i bëjë thirrje Shoqatës së Gastronomëve, që ata të distancohen nga këto sjellje të gastronomëve dhe të bëjnë thirrje për ndalim të këtyrë veprimeve. Në të kundërtën, derën e parë që do ta trokasim është dera e shoqatës së gastronomëve”, ka shkruar Prestreshi.

    Ndërkaq, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës është distancuar nga bizneset që kanë rritur çmimin e kafesë në disa komuna.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!