Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në intervistën për Gazetën Online “Reporteri.net”, është deklaruar rreth votimit për qeverinë e re në krye me Avdullah Hotin e LDK-së.
Sipas tij, në Kosovë ende ka nevojë që të përkryhet shtetndërtimi dhe ai është i gatshëm që të kontribuojë për këtë çështje.
https://www.facebook.com/reporteri/videos/718369522314026/?v=718369522314026
Pacolli ka thënë se nuk do të provokonte një mocion në një situatë të tillë, por për të është e qartë se përfaqësuesit e popullit duan ndryshim.
“Ndryshimi vjen duke formuar një qeveri të re dhe unë jam deklaruar se do ta votoj këtë qeveri ashtu si qeveritë tjera.”, ka shtuar ai për Reporteri.net.
Ish-presidenti i Kosovës, thotë se nuk ka pasur asgjë kundër Kurtit dhe se e ka votuar qeverinë e tij por tani do votojë për një qeveri të re për të cilën është i bindur se do ta çojë Kosovën së paku edhe një hap përpara.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.