Dje kandidati për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, njoftoi se nuk do të kandidojë për kryetar të Prishtinës pasi diçka e tillë nuk i lejohet nga KQZ-ja për shkak të vonesës në deklarimin e pasurisë.
Aleanca Kosova e Re tashmë ka marrë vendim edhe për kandidatin që do ta zëvendësojë zotin Pacollin në zgjedhjet e 17 shkurtit.
Ai do të jetë Gëzim Mehmeti, drejtor i Infrastrukturës në komunën e Prishtinës.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli.
“Kandidat nga AKR-ja për kryetar të Prishtinës do të jetë, Gëzim Mehmeti”.
Tutje Makolli ka komentuar edhe vendimin në lidhje me moslejimin e kandidimit të Pacollit për kryetar të Prishtinës.
“Zotit Pacolli i është hequr emri pa ndonjë argument shumë të madh, ka qenë një dënim i ulët, moslajmërimi i pasurisë në kohë, por dejuro tashmë është larguar” tha Makolli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.