×
  • Lajme
  • Lajme

    AKR-ja zgjedh qëndrimin në opozitë, shpreson se në këtë mënyrë do të rritet përkrahja për ta

    Reporteri
    23 Nëntor 2019 | 19:07

    Kryetari i Kuvendit të Aleancës Kosova e Re, Fatmir Matoshi, ka thënë se partia e tij pritet të jetë në opozitë gjatë legjislaturës së shtatë – nëse konfirmohet se e ka kaluar pragun në kuadër të koalicionit me Nismën Socialdemokrate.


    Ai ka deklaruar se subjekti politik që përfaqëson nuk pëlqen të bëhet pjesë e koalicionit të ardhshëm qeverisës të vendit.

    Matoshi ka thënë për “Epoka e re” se qëndrimi në opozitë gjatë mandatit të ardhshëm do t’i mundësojë kësaj partie që t’i bëjë reformat e nevojshme brenda partiake.

    Ai është shprehur i bindur se në këtë mënyrë do të rritet përkrahja e qytetarëve të Kosovës për AKR’në, ashtu siç janë duke u fuqizuar partitë liberale në Evropë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!