Nënkryetari i AKR-së, Fatmir Matoshi pas takimit me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka thënë se territori i Kosovës nuk duhet të negociohet në bisedimet me Serbinë.
Matoshi po ashtu ka folur edhe rreth pjesëmarrjes së AKR-së në takimin me kryeministrin Avdullah Hoti.
Ai tha se me të dërguarin e BE-së, diskutuan për qëndrimet politike në raport me dialogun Kosovë-Serbi.
“Vizita e parë e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë Serbi. Kryesisht ishte i interesuar t’i dijë qëndrimet politike në raport me dialogun Kosove Serbi. Nuk do të flitet për territore, por kryesisht për aspektin e zhvillimit ekonomik”.“Ne e mbështetëm edhe lëvizjen e BE-së në drejtim të dialogut. Besojmë në një proces të udhëhequr nga ShBA-ja problemet me Serbinë do te mbarojnë shpejt”.
Ai foli edhe për takimin e ftuar për të enjten nga kryeministri Avdullah Hot.
“Ka ardhur një ftesë dhe ende nuk e dimë se kush do të marrë pjesë në takim me kryeministrin Hoti, sepse ish-Presidenti Pacolli nuk ndodhet në Kosovë”, tha .
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.