×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident afër Liqenit të Badovcit, raportohet për të lënduar

    Reporteri
    17 Korrik 2019 | 21:03

    Një aksident ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Gjilan, në afërsi të Liqenit të Badovcit, ku si pasojë mbetën tre persona të lënduar. 


    Ljamin e ka konfirmuar Policia e Kosovës duke thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura.

    “Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Gjilan rreth orës 19:00, në të cilën janë përfshirë dy vetura, ndërsa janë të lënduar tre persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Për disa çaste rruga ka qenë e bllokuar derisa policia ka bërë matjet e vendaksidentit”, njofton policia.

    Në vendin e ngjarjes përveç njësiteve të policisë ka dalë edhe ambulance që ka marrë të lënduarit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!