×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë afër Prishtinës: Përplaset vetura me kamion, një grua në gjendje të rëndë

    Reporteri
    16 Shtator 2020 | 15:41

    Një grua ka marrë lëndime të rënda gjatë një aksidenti që ndodhi para pak minutash në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë.


    Sipas Policisë, në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një kamion transportues, shkruan Reporteri.net.

    Reporteri.net ka siguruar pamje nga aksidenti në Vranidoll, ndërkohë që Policia e kanë konfirmuar aksidentin.

    “Rreth orës 14:00, në rrugën Prishtinë-Podujevë ka ndodhur një aksident i konunikacionit rrugor në mes të një automjeti transportues (kamion) dhe një veture. Bazuar në të dhënat fillestare nje person i gjinisë femërore është e lënduar rëndë.  Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut”, ka thënë Flora Ahmeti për Reporteri.net.

    Duhet theksuar se rruga Prishtinë-Podujevë është mjaft e ngarkuar dhe aksidentet janë të shumta./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!