×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë mes nëntë automjeteve në Çagllavicë, Policia jep detaje

    Reporteri
    12 Prill 2023 | 18:11
    Policia e Kosovës. Fotografi nga arkivi.

    Një aksident i rëndë mes nëntë automjeteve ka ndodhur të mërkurën në Çagllavicë.

    Rastin e ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    E njëjta konfirmoi se tri prej automjeteve të aksidentuara ishin në lëvizje, ndërsa gjashtë të tjerat të parkuara.

    Si pasojë e këtij aksidenti mbetën të lënduar dy persona.

    “Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, 9 automjete (tri kanë qenë në lëvizje dhe gjashtë të parkuara).  Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!