×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë në autostradën “Arbër Xhaferi”: Vdes një person, tre të tjerë lëndohen

    Reporteri
    09 Korrik 2023 | 19:59

    Një person ka vdekur në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në autostradën “Arbër Xhaferi”, saktësisht në fshatin Bibaj në Ferizaj.

    Kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës, cila thotë se në aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një automjet.

    Njoftimi nga Policia:

    Rreth orës 17:40, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një aksident trafiku ne autostrada “Arber Xhaferi ” ne Bibaj, Ferizaj, drejtimi Kaqanik.

    Policia ka reaguar ne vendin e ngjarjes me njësitet relevante, janë njoftuar ekipet emergjente dhe pas arritjes ne vendin e ngjarjes është konstatuar se ne aksident kane qene te përfshire një kamion dhe një automjet.

    Raportohet se një person ka humbur jetën në vendin e ngjarjes si pasoje e aksidentit dhe tre persona tjerë kane marr lëndime trupore, njeri nga ta me lëndime më te renda dhe është percjellur për trajtim mjekësor.

    Njësitet kompetente për menaxhimin dhe kontrollin e trafikut ne autostrade janë marr me rastin dhe deri ne përfundimin vendshiqimit nga mjekësia ligjore do te ketë bllokim te rrugës ne ketë lokacion.

    Kërkojmë nga drejtuesit e automjeteve qe te kenë kujdes gjate vozitjes, te respektojnë shenjat dhe kufizimet ne rrugë dhe autostrada, ne mënyre qe te shmangen rastet e tilla qe shpesh po perfundojne me pasoja të rënda dhe humbje jetësh njerëzore. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!