Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e vona të mërkurës në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Si pasojë e këtij aksidenti të lënduar kanë mbetur tre persona.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Reporteri.net aksidentin në fjalë.
“Sot rreth orës 03:00,kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë -Ferizaj. Në aksident ka qenë i përfshire një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti për Reporteri.net.
Ajo ka pohuar se me rastin po merret njësiti i trafikut. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.