Një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Korreticë të Drenasit të martën në mbrëmje.
Ajo ka vdekur në QKUK rreth dy orë pasi ishte goditur nga një veturë.
“Sot më 28.01.2020, në ora 18:10, në fshatin Koreticë, Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku. Një veturë ka goditur një këmbësore. E aksidentuara është sjellë në QKUK, e njëjta rreth orës 20:05, ka ndërruar jetë”, ka theksuar zëdhënësi i Policisë Bajram Krasniqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.