Rreth dy orë më parë ka ndodhur një aksident komunikacioni në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj.
Në këtë aksident ka marrë lëndime drejtuesja e makinës, një grua rreth moshës 30 vjeçare e cila sipas dëshmitarëve ishte edhe shtatëzënë.
E lënduara është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt dhe është jashtë rrezikut.
Policia e trafikut gjendet në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Ndërkaq rastin për Reporterin e ka konfirmuar Agim Gashi, zëdhënës në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Ferizajit, i cili ka thënë se dy persona janë lënduar si pasojë e aksidentit, dhe të njëjtit janë dërguar në emergjencë.
“Aksidenti ka ndodhur në qytetin e Ferizajt, para dy orëve. Dy persona janë të lënduar, në këtë aksident janë për përfshira dy vetura, persona e lënduar janë dërguar në emergjencë dhe rasti do të dërgohet në gjykatë”, ka thënë Gashi. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.