Një aksident trafiku fatal ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kmetoc të Gjilanit.
Një person i komunitetit serb ka mbetur i vdekur, si pasojë e aksidentit ndërmjet tri automjeteve.
Policia ka njoftuar se viktima ka qenë duke vozitur njërën nga veturat, duke pësuar lëndime fatale gjatë aksidentit.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është duke u hetuar nga Policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.