×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë në hyrje të Prishtinës, dyshohet për 2 persona të lënduar rëndë

    Reporteri
    28 Dhjetor 2020 | 9:44

    Dy persona kanë marrë lëndime të rënda në një aksident në fshatin Shkabaj në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, shkruan Reporteri.net.


    Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar video nga vendi i aksidentit.

    Lajmi gjithashtu është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se bëhet fjalë për një aksident zinxhiror. Sipas tij janë lënduar disa persona dhe janë shkaktuat dëme materiale.

    “Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një aksident zingjiror në rrugën Prishtinë -Mitrovicë. Si pasojë e aksidentit janë lënduar disa persona dhe janë shkaktuar dëme materiale. Me rastin po merren njësitet kompetente”, ka thënë ai.

    Ndërkohë pas këtij aksidenti janë krijuar kolona të gjata.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!