Një 26-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në Itali mbrëmjen e së enjtes.
Dy automjete, Lancia Ypsilon dhe një Volkswagen Up u përplasën “kokë më kokë” në zonën e Usmate Velate. Shqiptari ishte në drejtimin e njërit prej automjeteve të përfshira në aksident.
Ai u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda që kishte pësuar.
Ndërsa shoferi i makinës së dytë, një 21-vjeçar, mbeti i plagosur, dhe sipas mediave italiane, është jashtë rrezikut për jetën.Mediat italiane shkruajnë se 26-vjeçari shqiptar që humbi jetën quhet Jetmir Isufi. Ai jetonte prej vitesh në Merate.Shkaqet e aksidentit janë të paqarta. Policia italiane po punon për rindërtimin e dinamikës së aksidentit me pasojë vdekjen. /tvklan.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.