Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash rrugës për Zllakuqan, te ish Restorant Kosova.
Klina Info sjellë pamje nga vendi ngjarjes, ku veç dëmeve materiale nuk dihet për të lënduar.
Policia është në vendngjarje, ndërsa si pasojë e aksidentit janë krijuar edhe kolona të gjata.
Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Pejës ka konfirmuar për Reporterin aksidentin në fjalë.
“Rreth orës 17:00 ka ndodhur një aksident në rrugën Klinë-Istog, mes dy veturave ku për pasojë janë lënduar 6 persona. Të njejtit janë dërguar për tretman mjekësorë”, ka deklaruar Rugova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.