Një aksident ka ndodhur pak më parë në magjistralën Gjilan-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Slivovë.
Dyshohet se ky aksident ka ardhur si shkak i mospërshtatjes së shpejtësisë në rrugë, ku numri i të lënduarëve në këtë aksident ende nuk dihet, shkruan Reporteri.net
Si pasojë e këtij aksidenti, është krijuar kolonë e gjatë rreth 1 kilometër, që lidhë Gjilanin edhe Prishtinën.
Mirëpo, policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Kujtojmë që Policia e Kosovës ka bërë apel për kujdes të shtuar, në përshtatje të shpejtësis, në ndërrim të gomave për shkak të motit të keq.
Reporteri.net do të ju mbaj të informuar në vazhdim.
Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.