Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugë Gjilan-Prishtinë, me ç’rast kanë mbetur të lënduar 4 persona.
Në këtë aksident janë lënduar katër persona të cilët janë dërguar për mjekim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur për Reporteri.net Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Reporteri.net.
“Rreth orës 14:00 në rrugë Gjilan – Prishtinë, respektivisht në fshatin Kishnicë, ka ndodhur një aksident komunikacioni në të cilin kanë qenë të përfshira katër vetura. Për pasojë nga aksidenti janë lënduar katër persona të cilët me autoambulancë janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka deklaruar ajo për Reporteri.net.
Ajo ka thënë se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.