Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur në orët e mbrëmjes në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një kamionete
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net”, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Arlinda Rexhepi.
“Me datë 07.09.2020 rreth orës 20:00 në fshatin Arllat, konkretisht në drejtimin Prishtinë- Pejë, është raportuar për një aksident trafiku mes një kamioni dhe një kamionete. Ne vendngjarje kanë dalur njësitë përkatëse policore dhe ekipa mjekësore të cilët e kanë konstatuar vdekjen e një personi, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.
Rexhepi bëri të ditur se në vendngjarje vazhdojnë të jenë njësitë kompetente për trajtim të mëtejmë të rastit. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.