Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme përgjatë lumit Vardar, më saktë në rrugën Rashçe-Saraj në Maqedoninë e Veriut..
Alsat M raporton duke i thirrur në burime brenda policisë se bëhet fjalë për dalje nga rruga të një makinë brenda së cilës udhëtonin 5 persona të familjes Arsllani nga Gërçeci, një çift të moshuarish, e reja e tyre dhe njëri prej djemve të çiftit.
Sipas këtij raportimi, pasagjeri i pestë është një fëmijë 5 vjeçar i cili gjatë rrokullisjes së makinës në lumin vardar ka fluturuar jashtë makinës, dhe se është gjetur nga kalimtarët e rastit dhe me ndërhyrjen e tyre është dërguar në spitalin 8 shtatori në Shkup.
Ende nuk ka një pasqyrë të qartë rreth gjendjes shëndetësore të fëmijës ndërsa nuk ka ende asnjë gjurmë për 4 personat e tjerë në makinën e aksidentuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.