Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që çon nga Ferizaji për në Brezovicë.
Në disa pamje që kanë arritur në adresë të Reporterit, shihet se një autobus është aksidentuar me një traktor.
Lidhur me rastin Reporteri ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, dhe të njëjtit kanë konfirmuar se një person ka mbetur i lënduar si pasojë e këtij aksidenti.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi ka thënë se viktima ka marrë lëndime të lehta trupore dhe është dërguar për trajtim.
Policia po vazhdon të merret me rastin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.