Një aksident ka ndodhur në rrugën mes fshatit Zhabar dhe Koshtovë.
Si pasojë e këtij aksidenti pesë persona kanë mbetur të lënduar, shkruan Reporteri.net
Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës.
“Nga informacionet fillestare, raportohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Zubin Potok, në fshatin Koshtovë. Si pasojë e këtij aksidenti pesë persona kanë kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Në aksident tre vetura ishin të përfshira”, ka thënë Zahiti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.