Një aksident me fatalitet ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë – Leposaviq, ku janë përfshirë tri automjete një veturë , një kamionetë dhe një motoçikletë.
Kështu ka bërë të ditur për Reporteri.net Avni Zahiti, i cili ka thënë se i vdekur ka mbetur motoçiklisti.
Ai ka bërë të ditur se lëndime ka pësuar edhe një person tjetër i cili po trajtohet ne Spitalin Rajonal në Mitrovicë.
“Rreth orës 16:40 është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në dalje të Mitrovicës në rrugën nacionale Mitrovicë – Leposaviq. Në aksident janë përfshirë tri automjete një veturë , një kamionetë dhe një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën motoçiklisti. Ndërsa lëndime ka pësuar edhe një person tjetër i cili po trajtohet ne Spitalin Rajonal në Mitrovicë”.
“Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin”, ka thënë Zahiti. /Reporteri.net/.