×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë në Pejë: 4 persona të lënduar

    Reporteri
    29 Korrik 2019 | 22:23

    Një aksidenttrafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes në fshatin Ozdrim të komunës së Pejës.


    Nga ky aksident janë lënduar katër persona. Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës Driton Rugova.

    “Në ora 20:52 minuta në fshatin Ozdrim të komunës së Pejës ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar katër persona. Të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, ka deklaruar Rugova për Reporteri.net.

    Kujtojmë se dita e sotme ka filluar me vdekjen e një personi në Merdarë në një aksident prej ku mbetën të lënduar edhe tetë persona të tjerë.

    Një tjetër person ka humbur jetën në fshatin Grabovc të Fushë Kosovës, mirëpo e gjithë dita e sotme është karakterizuar me aksidente dhe dhjetëra të lënduar. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!