×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë në Pejë, ndërron jetë këmbësori që u godit nga vetura

    Reporteri
    05 Shtator 2021 | 8:59
    LAJMI I FUNDIT - REPORTERI

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Jabllanicë e Vogël të Pejës ku një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i lënduar.


    Sipas raportit 24 orësh të policisë së Kosovës, i dyshuari mashkull derisa ishte duke vozitur e ka goditur këmbësorin i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës ku s’ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve.

    Ky është raporti i plotë i policisë:

    Fsh. Jabllanicë e Vogël, Pejë 04.09.2021 – 20:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën kishte shkaktuar aksident duke e goditë këmbësorin, viktimën mashkull kosovar i cili kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal Pejë, por si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë. Edhe i dyshuari ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!