×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë në Pejë, tre persona të lënduar

    Reporteri
    22 Qershor 2019 | 19:10

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Pejë-Prishtinë, shkruan Reporteri.net


    Rastin për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pëjes, Xhevat Ibra.

    Ai ka treguar se katër persona janë lënduar pasi që në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa për detajet e tjera ka thënë se do të bëhen të ditura pas përfundimit të hetimeve.

    “Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, pra në drejtim për Prishtinë. Sipas informacioneve të para, katër persona janë lënduar, por për gjendjen e tyre nuk kemi informacione. Dy vetura janë të përfshira në aksident”, ka thënë Ibra.

    Ndërsa rastin për Reporterin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Spitalit të Pejës Naim Sahiti, i cili ka thënë se si pasojë e aksidentit janë tre persona të lënduar të cilët po trajtohen dhe se janë jashtë rrezikut për jetë.

    ”Tre persona janë të lënduar, nuk janë as njëri në rrezik për jetë dhe se po trajtohen në spitalin tonë, ata kanë marrë lëndime trupore”, ka thënë zëdhënësi i spitalit të Pejës për Reorteri.net

    Këto ditë numri i aksidenteve ka qenë i lartë, ndërsa sipas statistikave, 300 persona kanë vdekur këto dy vite në Kosovë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!