×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë në Prishtinë: Vetura bie te shinat e trenit, 3 të lënduar

    Reporteri
    10 Shtator 2020 | 8:59

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën “Tirana” në lagjen Arbëria në Prishtinë.


    Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura, ku për pasojë janë lënduar tre persona të janë dërguar për tretman mjekësor.

    Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Reporteri.net.

    “Rreth orës 07:30 në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.

     

    Me rastin tashmë po merren njësitë e trafikut. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!