×
  • Lajme
  • Lajme / Klinë e Ulët

    Aksident i rëndë në rrugën Mitrovicë-Skënderaj, vdes një 65-vjeçare dhe lëndohen katër persona tjerë

    Reporteri
    30 Prill 2025 | 15:22

    Një 65-vjeçare ka mbetur e vdekur si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në rrugën Mitrovicë-Skënderaj, saktësisht në fshatin Klinë e Ulët. Të lënduar kanë mbetur edhe katër persona të tjerë.

    Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Zahiti tha se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin Rajonal ne Mitrovicë

    “Sot, rreth orës 12:54,është raportuar për një aksident trafiku me pasojë  fataliteti i shkaktuar në rrugën rajonale Mitrovicë -Skenderaj  përkatësisht në fshatin Klinë e Ulët. Në aksident janë  përfshirë dy vetura, ku si pasojë  e lëndimeve të  pësuara në aksident ka humbur jetën viktima femër  rreth 65 vjeçare., ndërsa lëndime kanë  pësuar edhe katër  persona tjerë  të  cilët  janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin Rajonal ne Mitrovicë. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për  aksidentin”, ka thënë Zahiti./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!