×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Gjilan, një i vdekur dhe dy të lënduar

    Reporteri
    24 Qershor 2025 | 13:40
    Foto ilustruese

    Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Gjilan.

    Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se për pasojë një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar.

    Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe një kamion. Vdekjen e viktimës ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

    “Sot rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë- Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve ( dy vetura dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dy të tjerë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!