×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë në rrugën Prizren-Suharekë, vdes një person

    Reporteri
    19 Gusht 2021 | 13:52

    Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident në rrugën Prizren-Suharekë.


    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

    “Në orën 13:09 policia ka marrë informatën për një aksident trafiku në mes të dy veturave në rrugën Prizren-Suharekë. Nga ekipi mjekësor në vendngjarje është konstatuar se një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra në aksident. Për të tjerët ende nuk dihet shkalla e lëndimeve”, ka deklaruar Osmanollaj për Reporteri.net.

    Më poshtë gjeni fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet se njëra nga veturat është rrotulluar dhe ka dalë nga rruga.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!