Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur dje rreth orës 17: 25 në fshatin Petrovë të Shtimes.
Policia ka njoftuar se derisa një person ka qenë duke e ngarë veturën, dyshohet se ka dalë jashtë rrugës.
Për motivet se si erdhi deri tek aksidenti e më pas vdekja, policia është duke e pritur një raport të detajuar të mjekësisë ligjore.
“Është raportuar se një mashkull kosovar deri sa ka qenë duke drejtuar automjetin e tij, ka dalë jashtë rruge, si pasojë e aksidentit ngasësi ka ndërruar jetë. Për detaje të tjera pritet raporti i mjekësisë ligjore”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.