Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në hyrje të Prishtinës, saktësisht te rrethi i madh.
Në këtë aksident mësohet se janë lënduar katër persona.
“Rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të tri automjeteve në levizje. Bazuar në të dhënat fillestare si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, kanë thënë nga Policia e Kosovës në një prononcim për Gazetën Online Reporteri.net.
Reporteri.net, ka siguruar edhe një video nga vendi i ngjarjes, ku shihet ndërhyrja edhe e zjarrfikësve, të cilët bashkë me ekipin e emergjencës shihen duke nxjerrë të lënduarit nga automjetet. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.