×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, lëndohen dy persona

    Reporteri
    24 Gusht 2020 | 21:34

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditën e sotme në Lipjan.


    Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe janë lënduar dy persona, njofton Klan Kosova

    Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Rreth orës 19:00 në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar dhe të njëtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, deklaroi Ahmeti.

    Ahmeti po ashtu theksoi se me rastin po merret njësiti i trafikut. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!