×
  • Lajme
  • Lajme / E FUNDIT

    Aksident i rëndë trafiku në Mrasor të Rahovecit, lëndohen 7 persona

    Reporteri
    16 Qershor 2024 | 23:18

    Shtatë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në fshatin Mrasor të Rahovecit, rruga Gjakovë – Klinë.

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj për Reporteri.net.

    “Rreth orës 21:20 në fshatin Mrasor-Rahovec (rruga Gjakovë-Klinë) ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale, shtat persona janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Elezaj.

    Rasti është duke u trajtuar nga njësia rajonale e komunikacionit rrugor në Gjakovë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!