Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 19:00 në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, me ç’rast janë lënduar 7 persona.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 19:00, në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar 7 persona dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti për Reporteri.net.
Ajo ka shtuar se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.