×
  • Lajme
  • Lajme / Policia jep detajet

    Aksident me fatalitet ndërmjet një veture dhe autobusit, vdes një 42 vjeçar

    Reporteri
    12 Shkurt 2025 | 20:18

    Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në Carralevë. Si pasojë e një aksidenti ndërmjet një veture dhe një autobusi ka vdekur një 42 vjeçar me inicialet J.G. 

    Rastin për gazetën online Reporteri.net e konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

    Sipas tij, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:25.

    “Rreth orës 19:00 nga Patrulla policore e trafikut Rajonal-Prizren është marr informatë se aksidenti është me fatalitet dhe se ka humbur jetën J. G., mashkull i moshës rreth 42 vjeq nga Suhareka. Në vend ngjarje janë të gjitha ekipet përgjegjëse si dhe eprorë të Stacionit Policor Suharekë dhe të Trafikut Rajonal-Prizren”, tha Bytyqi.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!