×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident me fatalitet në Fortesë të Rahovecit, një i vdekur dhe një i lënduar

    Reporteri
    20 Maj 2019 | 22:09

    Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në rrugën Rahovec-Xëxë, në fshatin Fortesë, ku dyshohet se ka mbetur një i vdekur dhe një i lënduar.


    Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e Policisë së Kosovës.

    Rastin e rëndë e ka konfirmuar për Reporteri.net shefi i Trafikut Rajonal në Gjakovë, Albin Sahatqija

    “Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:15 në fshatin Fortesë të Rahovecit, ku një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është i lënduar si pasojë e aksidentit. Shkaktarët e këtij aksidenti besohet se vetura në të cilën ka vdekur pasagjeri dhe është lënduar shoferi, ka qenë duke u shkyçur nga rruga duke bërë kthesë majtas, është goditur nga një veturë tjetër e cila ka qenë duke ardhur në kahun e kundërt të rrugës”, ka thënë Sahatqija për Reporteri.net.

    Ai ka bërë të ditur se viktima është rreth moshës 50 vjeçare.

    Kujtojmë se një aksident trafiku ndodhi sot në mbrëmje edhe në Prishtinë ku një motoçikeltë goditi një femër. /Reporteri.net/.

    Motoçikleta godet një këmbësore te “Xhamia e Llapit” në Prishtinë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!