Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në Lipjan mes një veture dhe motoçiklete, ku si pasojë ka vdekur ngasësi i motoçikletës.
Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Sot rreth orës 18:00 në fshatin Sllovi të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës. Vdekjen e viktimës mashkull, E.B, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka deklaruar Ahmeti./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.