×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident me motoçikletë në Fushë Kosovë, Policia jep detaje

    Reporteri
    26 Maj 2019 | 11:13

    Një aksident trafiku mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur rreth orës 10:00 në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë.


    Si pasojë e këtij aksidenti ka pësuar lëndime trupore vozitësi i motoçikletës, ka konfirmuar për Reporterin zëdhënësja e Policisë së Kosovë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.

    “Rreth orës 10:00, në rrugën Fushë Kosovë -Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një motoçiklete dhe një automjeti. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti. Me rastin po merret njësiti i trafikut.”, tha Flora Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!