×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident mes 4 veturave në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, lëndohen disa persona

    Reporteri
    17 Korrik 2021 | 23:01

    Një aksident komunikacioni rrugor ka ndodhur rreth orës 19:10 në Fushë Kosovë.


    Në aksident kanë qenë të përfshira 4 vetura.

    Si pasojë e aksidentit, disa persona kanë pësuar lëndime trupore, dhe të njejtëve u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

    Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!