×
  • Lajme
  • Lajme / E fundit

    Aksident mes autobusit, dy furgonave dhe një kamionete në magjistralen Ferizaj-Gjilan, Policia jep detaje

    Reporteri
    05 Maj 2025 | 19:05

    Një autobus, një kamionetë dhe dy furgonë janë përfshirë në një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Gjilan. Si pasojë e këtij aksidenti, i lënduar ka mbetur një person.

    Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

    Ai tha se të lënduarit i është ofruar ndihma mjekësor në vendin e ngjarjes nga ekipi i emergjencës.

    Hetimet tashmë kanë nisur mbi shkaqet e këtij aksidenti.

    “Njoftim Më datë 05.05.2025, rreth orës 17:00, në magjistralen Ferizaj–Gjilan, në fshatin Mirosalë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë një autobus, një kamionetë dhe dy furgona. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime të lehta trupore. Ndihma e parë mjekësore i është ofruar në vendin e ngjarjes nga ekipi i emergjencës. Njësia e hetimeve të aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet që kanë çuar deri te aksidenti”, ka thënë Veseli./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!