Një aksident mes dy kamionëve ka ndodhur pasditen e së premtes në Komoran.
Si pasojë e lëndimeve që kishte marrë, njëri nga shoferët e kamionëve ka vdekur gjersa ishte në trajtim mjekësor në QKUK.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Komoran, Gllogoc / 09.05.2025 – 16:37. Dy automjete transportuese (kamion) me targa vendore, me drejtues meshkuj kosovarë janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, gjersa ishte në tretman mjekësor në QKUK ka ndërruar jetë njëri nga drejtuesit e automjetit transportues. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.