Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në Llukë të Epërme të Deçanit.
Rastin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.
Gashi tha se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.
“Aksidenti ka ndodhur në Llukë të Epërme, ku katër persona janë lënduar. Të lënduarit kanë kërkuar ndihmë në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Në vendin e ngjarjes kanë dal hetuesit e aksidenteve dhe po e hetojnë rastin”, ka thënë ai./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.