×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident mes dy veturave në Kçiq të Mitrovicës, ka të lënduar

    Reporteri
    08 Maj 2025 | 12:09

    Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur të enjten rreth orës 11:00 në fshatin Kçiq.

    Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

    Ai ka bërë të ditur se nga ky aksident ka mbetur një person i lënduar.

    “Rreth orës 11:00, është raportuar për aksident trafiku i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Kçiq. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Përveq dëmeve materiale ĺëndime ka pësuar një person”, tha Zahiti për Reporteri.net.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!