×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Aksident mes gjashtë veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen katër persona

    Reporteri
    26 Prill 2025 | 19:32

    Një aksident zingjiror ka ndodhur sot rreth orës 18:15 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, saktësisht në Bresje.

    Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur  për gazetën online Reporteri.net se në aksident janë përfshirë gjashtë vetura, e për pasojë janë lënduar katër persona.

    Të lënduarit kanë pranuar ndihmëmjekësore.

    “Rreth orës 18:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (Bresje-F.Kosovë). Njësia e trafikut njofton se në aksident janë përfshirë gjashtë vetura. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet policore janë marrë me procedurat lidhur me aksidentin”, kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!