Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së hënës në fshatin Rixhevë të Klinës, ku pesë persona kanë mbetur të lënduar.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai ka bërë të ditur se katër automjete kanë qenë të përfshira në aksident, ndërsa të lënduar po marrin trajtim mjekësor.
“Rreth orës 10:10 policia është njoftuar për një aksident në Rixhevë të Klinës, ku janë përfshirë katër automjete dhe janë lënduar pesë persona, të cilat janë duke marrë trajtim mjekësor”, tha Gashi për Reporteri.net.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.