×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet nga policia

    Aksident mes një veture dhe autobusi në Keqekollë të Prishtinës, vdes një person dhe 14 të tjerë lëndohen

    Reporteri
    27 Qershor 2024 | 17:41

    Një aksident me fatalitet ka ndodhur mesditën e sotme mes një veture dhe një autobusi në fshatin Keqekollë të Prishtinës.

    Rastin e ka konfirmuar për Gazeta Online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    I njëjti ka bërë të ditur se nga ky aksident ka vdekur një person dhe kanë mbetur të lënduar 14 të tjerë të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

    “Rreth orës 14:30, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Keqekollë të Prishtinës. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Për pasojë një person ka humbur jetën ndërkaq katërmbëdhjetë të tjerë kanë kërkuar ndihmën mjekësore”, tha Borovci për Reporteri.net.

    “Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha tutje zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!